top of page

Autizmi dhe Edukimi





Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D.

Bazuar në statistikat, megjithëse të pakëta, në Shqipëri numri i fëmijëve që vuajnë nga aftësitë e kufizuara apo problemet mendore është më i lartë në krahasim me patologjitë e tjera të fëmijëve (WHO-AIMS Report, 2006) Fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale janë "në rrezik", kur ekziston një pabarazi midis kuptimit të këtyre ç’rregullimeve, trajtimit, edukimit dhe nevojave themelore të tyre. Shoqëria ka nevojë për ndërhyrje përdrejt një trajtimi cilësor që i lejon fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale të mbijetojnë në një mjedis të vështirë. Trajtime të specilizuara në ndryshimin apo rregullimin e sjelles (behavior) janë ato të sygjeruara nga ABA (Aplikimit Analitik te Sjelljes), (Greer, 2002), dhe rehabilitimi mendor (cognitive), të bazuara në studimet e përshtatshme shkencore.

Spektri i ç’rregullimit të autizmit është një nga këto probleme që kërkon vëmëndje për faktin se është akoma i paqartë se ç’farë e shkakton në origjinë një ç’rregullim të tillë. Sipas studimeve të fundit autizmi mund të konceptohet si një sëmundje e parregullsive të sinapseve (Toro, et al. 2010). Më thjesht mund të shpjegohet se zhvillimi i trurit, nga fëmijërija deri në moshën e rritur, pëson ndryshime në sistemin nervor qëndror nëpërmjet formimit të degëzimit të qelizave nervore që përfshijnë formimin e synapseve, mirëmbajtjen, remodeling e lidhjes brenda qarqeve qelizore, etj... Në disa studime është diskutuar mundësia që fëmijët me simptoma të ç’rregullimit autikë të kenë një densitetit të degëzimit të qelizave nervore në tru shumë më të madhe se ato që gjënden në fëmijët e paprekur të së njëjtës moshë. (Hutsler, J., & Zhang, H., 2010; Johnson & DeHaan, 2015)


Cila është domethënia e densitetit të degëzimi të qelizave nervore në tru? Zhvillimi i trurit të fëmijes kalon në perjudhë zhvillimi nëpërmjet shtimit të qelizave nervore dhe gjithashtu në një perjudhë të krasitjes të qelizave nervore. Të dyja këto proçese janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e trurit të fëmijës (Huttenlocher, 1990, 1994). Pra, duhet theksuar se gjatë këtij zhvillimit jo vetëm shtimi i degëzimit të qelizave nervore por edhe krasitja e tyre është një proçes i rëndësishëm për të eliminuar lidhjet e tepërta midis qelizave nervore. Ky proces sjell ndryshime në volumin e trurit që nga lindja e fëmijes deri në moshën e rritur.

Si ndikon ky proces në ç’rregullimin e autizmit? Indet e trurit të një fëmije me ç’rregullime autike tregojnë një rritje në degëzimet e qelizave nervore piramidale nga shtresa (2) në ballore dhe shtresa (5), (Toro, et al 2010). Si rrjedhim truri i fëmijëve me ç’rregullime të autizmit karakterizohet nga: hiper-lidhjet (të larta) në qarqet lokale dhe hipo-lidhjet (të ulta) në mes të rajoneve të trurit (Geschwind, & Levitt, 2007), që rezultojnë nga deficitet në procesin e krasitjes (Huttenlocher, 1994).

Në perfundim, për të përballuar dhe përmirësuar këtë lloj ç’rregullimi, studimet sugjerojnë se edukimi, i marë në përmbledhje si një proces i cili formon bazën e aftësisë së memorjes dhe të procesit të mësuarit mund të ketë një ndikim të fuqishëm në fëmijët me aftësi të kufizuara dhe zhvillimin e tyre (Gillig, M., P. & Gentile, J. 2012). Edukimi eshte nje element kryesor në përmirësimin e sjelljes (behavior) së fëmijës gjatë rritjes dhe zhvillimit mendor. Aplikimi i metodave të specializuara të ABA therapi është një mënyrë përkatëse për arsyen sepse është një metodë e modifikuar për fëmijën në vecanti si metodë individuale. Gjithashtu, ABA metodë mund të aplikohet në spitale, shkolla dhe shtëpi.


Comments


Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page